Zbuloni arsyen pse Adelina Ismaili ka festuar këtë javë

  • 15 December 2023 - 14:03
Zbuloni arsyen pse Adelina Ismaili ka festuar këtë javë

Artistja e njohur Adelina Ismaili, ka arsye për të qenë e lumtur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka  festuar ditëlindjen më në formë se kurrë.

Me këtë rast nuk kanë mungura urimet, nga familjarë, miq e kolegë.


Adelina Ismaili është diva e muzikës shqipe, e cila tash e mëse katër dekada i ka falur muzikës shqipe qindra hite të cilat pavarësisht viteve të lansimit, vazhdojnë të dëgjohen nga publiku i saj besnik.

Kjo ditë e ka gjetur  Adelinen duke festuar, e lumtur, përkrah bashkëshortit Valit dhe djalit të tyre Uliksit.

(Kosova Sot Online)