Bebe Rexha gati për të ndezur skenën me 'It’s On'

  • A.P /
  • 14 December 2023 - 20:31
Bebe Rexha gati për të ndezur skenën me 'It’s On'

Protagoniste e himnit të Botërorit të Klubeve për vitin 2023, do të jetë Bebe Rexha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Këngëtarja shqiptare do ta interpretojë këngën zyrtare të eventit që e organizon FIFA çdo vit, e ku paraqiten ekipet më të mira të kontinenteve të globit, ndërsa këtë radhë do të mbahet në Arabinë Saudite.

“It’s On”, është titulli i këngës që pritet të kulmojë këto ditë, kur edhe do të mbahet kjo garë, ndërsa finalja e saj do të zhvillohet më 22 dhjetor.

(Kosova Sot Online)