Kush është vajza e cila i ka rrëmbyer zemrën princ Lekës?

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 18:23
Kush është vajza e cila i ka rrëmbyer zemrën princ Lekës?

Ndarja e Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia ka qenë shumë e përfolur ditët e fundit, teksa tashmë kanë nisur edhe procedurat e divorcit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kartolina e Krishtlindjes nuk ishte ajo e familjes mbretërore që jemi mësuar të shohim ndër vite. Princ Leka dhe Elia Zaharia duket se e kanë vendosur që rrugët e tyre vitin që vjen të jenë të ndara.

 

Ata kanë postuar foto veçmas me vajzën e tyre ndërsa kanë shmangur praninë e njëri-tjetrit në evente dhe ceremoni të ndryshme. Në asnjë moment nuk i kemi parë bashkë. Ajo që nuk dihet ende, është arsyeja që ka sjellë ndarjen e çiftit mbretëror.

Zërat thonë se Princi ka nisur një marrëdhënie të re dashurie me një fotografe. Ndoshta kjo shpjegon edhe arsyen se së fundmi, ai ka qenë tepër aktiv në rrjete sociale ku ka postuar foto të ndryshme profesionale.

Identiteti i vajzës që i ka rrëmbyer zemrën çiftit tani për tani mbetet mister.

Image

(Kosova Sot Online)