“Sa më vjen për të qeshur”, Enca reagon rreth kësaj çështje

  • E.K /
  • 05 January 2024 - 11:02
“Sa më vjen për të qeshur”, Enca reagon rreth kësaj çështje

Këngëtarja, Enca, ka reaguar rreth komënteve për fotografitë që hedhin njerëzit në rrjete sociale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Enca ka reaguar rrehh shprehjes, duke thënë: “Se më vjen për të qeshur kur thonë “Mos u besoni rrjeteve sociale, se gjithçka është një gënjeshtër, njerëzit nuk e kanë atë jetë, janë në të vërtetë të trishtuar etj, etj.”

Enca ka shkruar se ka edhe njerëz që janë të lumtur.

Përmes një postimi në Instastory, Enca u shpreh: “Se më vjen për të qeshur kur thonë “Mos u besoni rrjeteve sociale, se gjithçka është një gënjeshtër, njerëzit nuk e kanë atë jetë, janë në të vërtetë të trishtuar etj, etj. Vërtet të gjithë postojmë në social media pjesët më të bukura të jetës (ose thjesht çfarë duam të ndajmë), por ka edhe njerëz që janë vërtet të lumtur, që jetojnë vërtet bukur, që janë vërtet të pasur, vërtet të dashuruar”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Por kanë edhe njerëz që e kanë jetë të vërtetë! Mos u përpiqni t’i bëni të gjithë të duken ‘miserable’ që të ndiheni më mirë me veten”.

(Kosova Sot Online)