Princ Leka dhe Blerta zyrtarisht çifti më i ri i shou bizit

  • A.P /
  • 08 January 2024 - 15:21
Princ Leka dhe Blerta zyrtarisht çifti më i ri i shou bizit

Princ Leka dhe fotografja Blerta Celibashi janë çifti më i ri i showbizzit. Ata janë filmuar së bashku në aeroportin e Romës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Edhe më herët, fotot e  çiftit teksa “arratiseshin” për të festuar natën e ndërrimit të viteve bënë xhiron e rrjetit.

Dhe i vetmi “reagim” i Princit ishte të postonte disa foto nga Budapesti si për të konfirmuar gjithçka.

Ndërkohë, partnerja e Princit duket se ka qenë “fanse” e dashurisë së tij me Elian. Prej më shumë se 4 vitesh ajo shihet teksa i bën rregullisht “like” fotove të Elia Zaharias, sidomos në kartolinat familjare.

Siç thuhet, vajzat kanë patur edhe një miqësi më njëra-tjetrën.

Kujtojmë se Elia Zaharia, ka uruar Vitin e Ri me një foto me familjen e saj, vajzën, prindërit dhe vëllain Amos Zaharian.

Image

(Kosova Sot Online)