A e dini kush do të jenë opinionistët e 'BBV3'?

  • A.P /
  • 08 January 2024 - 14:22
A e dini kush do të jenë opinionistët e 'BBV3'?

Aludimet se kush do të jenë opinionistët e “BBV3” kanë qenë të shumta. Mes tyre duket se më i qëndrueshëm është emri i Arbër Hajdarit, i cili ka qenë edhe në edicionin e parë dhe të dytë opinionist, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ende nuk është zbuluar se kush do të jetë krah Arbrit, por është përfolur se do të jetë Grida Duma ose Ori Nebiaj.
Asgjë nuk është ende e konfirmuar pasi edhe Luizi ditën e sotme e mohoi se do të jetë opinionist në “BBV3”.

“BBV3” këtë vit do të nisë më 13 janar. Moderatori do të jetë Ledion Lico, por ende nuk dihet nëse do të jetë i vetëm apo do ta ndajë skenën me Arbanën.

Këtë vit duket që shumë gjëra kanë ndryshuar nga edicionet e kaluara, që nga logoja ngjyrat e shtëpisë dhe dizajni.

Image

(Kosova Sot Online)