Arjola Demiri: E kam pasur të vështirë të hiqja dorë nga njerëzit që i kam pasur afër

  • A.P /
  • 31 January 2024 - 16:05
Arjola Demiri: E kam pasur të vështirë të hiqja dorë nga njerëzit që i kam pasur afër

Banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP, Arjola Demiri, ka folur rreth këtij formati televiziv, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka komentuar banorët e këtij viti dhe lojën që po bëjnë brenda.

 

E pyetur nëse do të ndryshonte ndonjë gjë nga e kaluara, ajo theksoi se ky reality shou e ka mësuar shumë.

“Ndoshta Big Brother më ka shërbyer për të mësuar e për të thënë jo, pikë së pari sepse nuk e kam pasur këtë veti timen. Nuk thoja shpesh jo. Nuk dija të hiqja dorë nga diçka shumë shpejt”, theksoi aktorja nga Tropoja.

Bukuroshja shtoi: “Big Brother ka qenë një shkollë shumë e mirë, në qoftë se e kam pasur të vështirë të hiqja dorën nga njerëzit që i kam pasur afër për x arsye, tanimë nga Big Brother e kam marrë stop. Më përpara nuk e kam pasur. Më ka rritur si njeri”.

Arjola ka qenë shumë e komentuar gjatë periudhës që ishte brenda duke rrëfyer histori të ndryshme nga jeta.

Në edicionin e parë fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri.

Image

(Kosova Sot Online)