A e la Çiljeta Xhilaga muzikën?

  • A.P /
  • 04 February 2024 - 12:56
A e la Çiljeta Xhilaga muzikën?

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, ka treguar pas kaq kohësh arsyen e shkëputjes së saj nga muzika, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo i është rikthyer sërish në bankave të shkollës dhe ka kryer Masterin për “Kriminologji”, në Universitetin e Drejtësisë.

 

Me anë të një postimi në Instagram, Çiljeta është shprehur se këtë vit i ishte përkushtuar një drejtimi tjetër, që siç thotë ajo “e ka tërhequr gjithmonë”.

Ndër të tjera, këngëtarja ka ndarë një foto edhe me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, ndërsa mban në duar certifikatën e diplomimit.

Reagimi i Çiljetës

Arti dhe Dija kane ecur paralelisht në jetën time.

Edhe pse fakultetin e kam kryer shume vite me parë për shkenca politike, kete vite sapo mbylla nje master ne Kriminologji sociale nje dege që më ka terhequr gjithmone.

Nga sot, e certifikuar dhe e angazhuar pranë Klinikave të Ligjit, pas përfundimit të praktikës 2-mujore të zhvilluar pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore.

Zgjedhja për të dhënë kontributin tim në ofrimin e shërbimit të Ndihmës Ligjore Falas, nuk është vetëm një detyrë qytetare, por dhe një detyrim moral, për të ofruar më të mirën atyre që s’kanë mundësi!

2024 ka nisur frytshëm dhe jam e bindur që do të përfundojë bukur, (madje dhe me art) ashtu siç jeni mësuar të më shihni e kërkoni! Ju dua #Çili

Një falenderim për Ministrin e drejtësise Z. Ulsi Manja qe sot në fjalimin që mbajti frymëzoi cdo student te pranishëm.

Image

(Kosova Sot Online)