Romeo dhe Heidi në një shfaqje teatrale

  • A.P /
  • 12 February 2024 - 18:41
Romeo dhe Heidi në një shfaqje teatrale

Në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ ka mbërritur një zarf i bardhë, ku ‘Vëllai i Madh’ ka caktuar një mision për 3 nga banorët, Julin, Ilnisën dhe Eglën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në shtëpi do të zhvillohet një shfaqje teatrale që do të përgatitet nga tre banorët në bashkëpunim me të tjerë.

Dikush ka propozuar që në një skenë të shfaqjes të luajë Romeo dhe Arta, por aktori nuk ka pranuar nëse në vend të saj nuk do të jetë Heidi.

Kjo e fundit në një bisedë me Romeon në dhomën e gjumit tha se e ka parë si tendencioze këtë propozim ndërsa shtoi se ndihet e lodhur nga këto provokime.

Image

(Kosova Sot Online)