Luiz Ejlli ka marrë një mirënjohje të rëndësishme

  • A.P /
  • 18 February 2024 - 17:22
Luiz Ejlli ka marrë një mirënjohje të rëndësishme

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli, ka marrë një mirënjohje të rëndësishme sot, atë të “Influencer i Vitit 2023”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai e ka ndarë këtë lajm të gëzueshëm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, nëpërmjet një postimi në InstaStory.

 

Luizi i cili mbante në dorë certifikatën e çmimit dhe duke buzëqeshur, ka shprehur njëfarë ironie lidhur me këtë.

“Shumë faleminderit për këtë qertifikatën, për këtë influencer. Unë e di që jepen pas vdekjes por qenka shumë e bukur. Shumë faleminderit, por keni harruar të fusni atë dekoratën. Influencer i vitit, apapapap”,thotë Ejlli në postimin e tij.

Image

(Kosova Sot Online)