Ja nga kush befasohet Bardhi në 'Big Brother VIP Albania 3'

  • A.P /
  • 21 February 2024 - 14:19
Ja nga kush befasohet Bardhi në 'Big Brother VIP Albania 3'

Bardhyl Idrizi – Bardhi ditën e djeshme (e martë) është surprizuar nga motra në Big Brother VIP Albania 3, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Afërdita po e priste të vëllanë në dhomën e gjumit, pasi kishte disa fjalë për t’ia thënë.

Duke qenë se ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin, ajo e këshilloi që të jetë më aktiv në lojë.

Krijuesi i hitit “Betohemi” u emocionua me të parë motrën, për të cilën tha se e mori shumë malli.

Ajo i tha që të fokusohet më shumë në lojë dhe se të shfaqë atë që është në të vërtetë.

Motra ka folur edhe për lidhjen me Sara Gjordenin, për të cilën tha se është dakord dhe se Bardhi mund të bëjë çfarë të dojë.

Theksojmë se nga BBVA 3 u largua valltari Graciano Tagani.

Image

 

(Kosova Sot Online)