'Në jetën time' vjen nga Naser Berisha në ditën e ditëlindjes së tij

  • A.P /
  • 26 February 2024 - 15:15
'Në jetën time' vjen nga Naser Berisha në ditën e ditëlindjes së tij

Këngëtari i njohur Naser Berisha, ka publikuar këngën e tij më të re, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Në jetën time", mban titullin kënga më e re e këngëtarit, e cila vjen përplot ritëm me interpretim të shkëlqyer nga Naseri.

 

"Përshëndetje miq. Sot pas gati plot një viti po e publikoj këngën e radhës, kurse dita nuk është e rastësishme, është ditëlindja ime", ka shkruar Berisha.

Kënga vjen e realizuar dhe me videoklip.

 Premierë: "Në jetën time" nga Naser Berisha.

Dëgjim të këndshëm

(Kosova Sot Online)