Shpat Kasapi: Xhelozia e tepërt e bën të vetën

  • 26 February 2024 - 14:17
Shpat Kasapi: Xhelozia e tepërt e bën të vetën

Këngëtari Shpat Kasapi pranoi një deklaratë se në moshën 25-26 vjeçare ka qenë një person i dhunshëm për shkak te xhelozisë së madhe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtet diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën” deklaroi këngëtari.

Kjo deklaratë e tij ngriti kritika të shumta jo vetëm nga publiku por edhe nga personalitete të njohura publike.

Por, një në intervistë të fundit Shpati theksoi se deklarata e tij është e keqkuptuar.

“Qesha me atë histori sepse e trajtova si një gjë që më ka ndodhur kur kam qenë fëmijë. Unë kërkoj ndjesë por e kanë keqkuptuar. I lutem portaleve të mos i marrin dhe të krijojnë keqkuptime të tilla” u shpreh ai.

Image


(Kosova Sot Online)