Cilin çmim e mori Dua Lipa në ceremoninë 'Brit Awards'?

  • A.P /
  • 03 March 2024 - 16:11
Cilin çmim e mori Dua Lipa në ceremoninë 'Brit Awards'?

Këngëtarja Dua Lipa ka marrë çmimin e këngës më të mirë të zhanrit pop në ceremoninë “Brit Awards”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ajo fitoi me “Dance the Night”, kolonë zanore të filmit “Barbie”. Pasi mori çmimin, Lipa ka falënderuar fansat duke thënë se pa ta s’do të ishte në suksesin që shijon tash. Ajo tha se është e mahnitshme që fitoi këtë çmim. Dua falënderoi edhe ekipin që punoi për të fituar këtë çmim.

Lipa ka qenë e nominuar edhe në dy kategori të tjera, për këngën më të mirë të vitit dhe artisten më të mirë. Kënga më e mirë e vitit u zgjodh “Escapism” nga Raye, ndërsa në kategorinë e artistit më të mirë ende nuk është ndarë çmimi.

Image

(Kosova Sot Online)