Bebe Rexha ka vendosur të ndajë një aspekt të jetës së saj

  • A.P /
  • 15 March 2024 - 18:51
Bebe Rexha ka vendosur të ndajë një aspekt të jetës së saj

Bebe Rexha ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një aspekt më të ndryshëm të jetës së saj – përkushtimin e saj për të qëndruar në formë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Së fundmi, ajo ka postuar një video në InstaStory nga shtëpia e saj në Los Angeles, ku dukej duke bërë ushtrime në palestrën personale.

Këngëtarja e talentuar, e cila në të kaluarën ka folur hapur për sfidat e saj me peshën dhe kritikat që ka marrë lidhur me imazhin e saj, tani po merr masa për të përmirësuar jo vetëm shëndetin e saj fizik, por edhe atë emocional.

Interpretuesja e hitit “In The Name Of Love” ka treguar se ka vendosur të marrë kontrollin e situatës duke u angazhuar në një regjim më të rreptë të stërvitjes.

Image

(Kosova Sot Online)