Bardhi takohet me familjarët e Sarës

  • A.P /
  • 15 March 2024 - 16:33
Bardhi takohet me familjarët e Sarës

Lidhja e këngëtarit të njohur Bradhi Idrizi me Sara Gjordenin, mesa duket po bëhet serioze, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ku u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin, çifti kanë vazhduar romancën e tyre, madje në rrjet u përfol se ata tashmë kanë nisur të bashkëjetojnë së bashku.

Mirëpo mesa duket Bardhi po e mban fjalën e dhënë në “BBVIP”, që Sara do jetë nëna e fëmijëve të tij, pasi së fundmi ai është takuar me vëllain e modeles.

 “Mu bë vëllai shok me burrin, direkt miq. Çfarë po ndodh?” – ka shkruar modelja krahas fotos me Bardhin dhe vëllain e saj.

Image

(Kosova Sot Online)