Ganimete Jashanica e kalon me sukses një problem shëndetësor: Falënderoj Zotin dhe mjekët

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 10:30
Ganimete Jashanica e kalon me sukses një problem shëndetësor: Falënderoj Zotin dhe mjekët

Artistes së njohur Ganimete Jashanica, krejt papritur ju ka paraqit një problem shëndetësor, për të cilën asaj i është dhënë ndihma e parë në një prej Qendrave të mjekësisë familjare të Prishtinës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, Jashanica ka falënderuar Zotin dhe mjekët që ia shpëtuan jetën...

"Falenderoj Zotin dhe mjekët që me përkushtim maksimal më shpëtuan jetën. Do t’ju jem falenderuese gjithë jetën", ka shkruar ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:


Falenderoj Zotin dhe mjekët, motrat e mjeksisë familjare në Matiçan Dr.Arzije Krasniqi
Dr.Drita Surdulli, Dr.Mirushe Shoshi, Inf.Rifadije Ibrahimi,Inf.Midushe Idrizi, Inf. Aulona Berisha, 
Inf.Lumnije Gashi, spec. e mjekesis familjare Veton Alidemi dhe infermieren te ciles nuk po ia kujtoj emrin tani,gjithashtu stafin e emergjencën me Dr.Remzi Ademin në krye,gjithashtu Dr.Astrit  Jahjaga dhe inf.Fjona që me përkushtim maksimal me shpetuan jeten.
Do t’Ju jem falenderuese gjithe jeten.

(Kosova Sot Online)