Erjola 'shpërthen' ndaj Eglës pasi ia theu pjatën

  • A.P /
  • 14 March 2024 - 14:46
Erjola 'shpërthen' ndaj Eglës pasi ia theu pjatën

Erjola në një nga mbrëmjet e emocionuara të “Big Brother VIP Albania” ndau një histori personale që preku thellësisht jo vetëm bashkëbanorët, por dhe shikuesit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tregoi për humbjen e babait të saj, i cili ishte mbështetësi dhe miku i saj më i mirë, ndarje kjo që pati ndodhur kur ajo ishte ende e vogël.

 

Gjatë ditës së djeshme, në një moment të ndjeshëm dhe të ngarkuar me kujtime, Erjola përgatiti me shumë dashuri një tortë në kujtim të babait të saj të ndjerë. Ajo shprehu se kjo Ditë e Verës ishte hera e parë që po e festonte këtë ditë feste pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe pikëllimi.

Megjithatë, një gjest i papritur nga Egla bëri që situata të marrë një kthesë të hidhur. Pas një shkëmbimi të fjalëve, Egla theu pjatën me tortën dhe më pas, në një deklaratë që shtoi benzinë mbi zjarr, ajo u shpreh se kishte ngrënë tortën dhe se kjo nuk kishte asnjë lidhje me të.

Image


(Kosova Sot Online)