'Rroken' Romeo dhe Meritoni: O gomar o mushkë, je mendjemadh

  • A.P /
  • 15 March 2024 - 14:57
'Rroken' Romeo dhe Meritoni: O gomar o mushkë, je mendjemadh

Debatet dhe ofendimet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip”, kanë qenë të shumta, sa do të mbahen mend gjatë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kësaj here, në debat është përfshirë Meritoni dhe Romeo, ku nuk I kanë kursyer aspak fyerjet ndaj njëri-tjetrit.

 

Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, Meritoni dhe Heidi janë përfshirë në një debat, ku Meritoni e këshillon atë që të mos i shohë gjërat shumë emocionalisht, t’i marrë në kuadër të lojës dhe të tregohet e ftohtë.

Gjatë kësaj bisede Meritonin e thirrën në dhomën e rrëfimit. Kaq donte Romeo që të niste ofendimet drejt tij, duke i thënë se “i ka lodhur njerëzit” dhe duke e quajtur atë “një mushkë”.

Meritoni: “Heidi shikoji ftohtë gjërat”.

Heidi: “Jam e ftohtë unë”.

Meritoni: “Mos i merrni gjërat vetëm personalisht, mendoji në kuadër të lojës të gjitha gjërat. Ji e sinqertë të lutem”.

Heidi: “Jam e sinqertë në këtë pjesë o Meriton”.

Meritoni: “Shihi ftohtë gjërat”.

Romeo: “Ik or ik se i lodhe njerëzit, të morën në dhomën e rrëfimit, po ik”.

Meritoni: “O dallëndyshe”.

Romeo: “Ik se i lodhe njerëzit”.

Meritoni: “O mendjemadh”!

Romeo: “Ik o gomar. Ti je mushkë as gomar nuk je”.

Image


(Kosova Sot Online)