Elsa Lila e bindur se Michael Jackson është ende gjallë

  • A.P /
  • 09 April 2024 - 21:10
Elsa Lila e bindur se Michael Jackson është ende gjallë

Elsa Lila beson në teoritë konspirative në lidhje me vdekjen e disa këngëtarëve të famshëm.Sipas saj Michael Jackson dhe Prince janë ende gjallë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Elsa tha se Michael Jackson është larguar dhe jeton në një ishull, por i doli kundër sistemit dhe ata u përpoqën t’i dëmtojnë imazhin, për këtë arsye ai tashmë është zhdukur.

Ajo tha se këngëtarët që nuk i kanë dalë kundër sistemit vazhdojnë të jenë në industri si Madonna.

Elsa: Jam e bindur se Michael Jackson dhe Prince janë ende gjallë, por ata dolën kundër sistemit dhe u zhdukën. Tani jetojnë në një ishull. Madonna nuk i ka dalë kundër sistemit dhe shihe ku është tani, në majë.

Image

(Kosova Sot Online)