Lexoni edhe:
Sara e zbulon fituesen e ‘BBV3’
Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari, ka folur për “Big Brother VIP3” pasi ditë më parë ajo dërgoi një mesazh në aplikacionin “Big Love”, për Meriton Mjekiqin, ku shprehu simpati për lojën e tij në shtëpinë më të famshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sara e zbulon fituesen e ‘BBV3’Lexoni edhe:
“Meriton, kur të vihet burrëria në diskutim, ti tregon akoma më shumë burrëri, duke qenë njeri dhe jo lojtar. Loja jote është shumë e bukur por mos harro që ne fund fitues nuk është jeta virtuale por jeta reale, ajo njerëzore, pjesa jote më e bukur. Unë e di që nuk je përndjekës sepse perfeksioni yt tek gruaja nuk është i turmës por i cilësisë. Ti je luftëtar dhe luftëtarët kanë metalitetin kampion”, shkruhej në mesazh.
Ndërkohë e pyetur në lidhje me këtë mesazh, Lekatari shprehet:
“Mesazhi i ka dhënë të gjitha. Duke qenë jashtë Big-ut kam simpati për të gjithë ose nuk kam simpati për të gjithë. Big Love është gjetje shumë e bukur, unë doja ta çoja atë mesazh”.
Sa i takon lidhjes së dashurisë mes Meritonit dhe Ilnisa Agollit, Zhaklina u shpreh se është bukur të shohësh ‘dy prindër beqarë dhe me diferencë në moshë të dashurohen’.
“Kjo na tregon se dashuria nuk është ajo që shohim nëpër filma. Dashuria është e bukur kur është e vërtetë. Mua më pëlqen thyerja e steriotipeve. Ky shembull më pëlqen shumë dhe duhet të vlerësohet”, tha gazetarja e njohur.
(Kosova Sot Online)