E zbulon Romeo: E lashë shkollën sepse s’kisha para ta paguaja

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 14:28
E zbulon Romeo: E lashë shkollën sepse s’kisha para ta paguaja

Vëllai i Madh i ka vënë banorët përpara disa pyetjeve, të cilave duhet t’ju përgjigjen të gjithë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pyetjes se cila është ëndrra e tyre në sirtar, Romeo i është përgjigjur: Kam dashur shumë të bëja shkollën po nuk kam pasur.

 

“Më vjen keq”, u shpreh Egla.

Romeo ka treguar mbrëmë se pëlqimi i tij për Heidin ka nisur që me hyrjen e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Gjatë një bisede me 4 finalistët e tjerë, Romeo tha se fillimisht ajo që ka pëlqyer te Heidi është buzëqeshja, duke shtuar se banorja i është dukur më ndryshe nga vajzat e tjera.

Image

(Kosova Sot Online)