E papritur: Marina rikthehet te dashuria e vjetër

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 18:50
E papritur: Marina rikthehet te dashuria e vjetër

Marina Vjollca po rikthehet, pasi ajo do jetë moderatore e emisionit sportiv dedikuar “Kampionatit Europian”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Nga 14 Qershori e deri më 14 Korrik transmetimet do të nisin me ndeshjet e orës 15:00 për të vijuar me ato të orës 18:00 dhe ato të mbrëmjes, në orën 21:00. 

Ky emision rikthen Marinën te sporti pas 7 viteve. Kujtojmë se ajo ka qenë bashkëmoderatore e emisionit sportive në Top Channel “Procesi Sportiv” krah Ed Manushit. Në 2017 ajo u largua nga ky program pas 10 vitesh për tu bërë pjesë e TV Klan, fillimisht me emisionin “C’est la vie” e më pas me “Klanifornia”.

Image

(Kosova Sot Online)