Arta Bajrami: Dy nga fëmijët e mi janë të prekur nga spektri i autizmit

  • A.P /
  • 23 May 2024 - 14:08
Arta Bajrami: Dy nga fëmijët e mi janë të prekur nga spektri i autizmit

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami, ka ndarë një moment shumë personal, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Arta ka pranuar se dy nga katër fëmijët e saj janë të prekur nga spektri i autizmit. “Dua të tregoj një të vërtetë, sepse po e kam një fare ngushtimi kështu që po ballafaqohem në përditshmëri. Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit. Janë diagnostikuar pak më vonë, pasi fillimisht doktorët nuk kanë dhënë diagnozë të saktë. Unë nuk jam dorëzuar kurrë, ju kemi ndenjur mbrapa bashkë me bashkëshortin”, ka rrëfyer ajo 

 

Ajo ka treguar se është duke i trajtuar fëmijët e saj në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, një institucion që sipas saj po bën një punë të admirueshme në mbështetje të fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.

“Për momentin jam duke i trajtuar në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, të cilët po e bëjnë një punë shumë të mirë. Tash Zoti mi ka çuar këta dy yje, këta engjëj që japin dashuri pa kusht. Kuptojnë krejt, vetëm me fol nuk munden ende, janë jo verbale”, ka shtuar Arta, duke folur për dy fëmijët e saj me një zë plot krenari dhe përkushtim.

Image


(Kosova Sot Online)