Armend Shala: 'Kurrë nuk vdes kanga jonë' në duet me axhen Hashim Shala sa herë e dëgjoj më pëlqen edhe më shumë

  • A.P /
  • 23 May 2024 - 16:00
Armend Shala: 'Kurrë nuk vdes kanga jonë' në duet me axhen Hashim Shala sa herë e dëgjoj më pëlqen edhe më shumë

Këngëtari i njohur Armend Shala së fundi ka qenë i ftuar në një intervistë, ku ka shpalosur shumë të pathëna rreth jetës dhe karrierës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online". 

Shala ka folur me nostalgji për realizimin e këngës "Kurrë nuk vdes kanga jonë" në duet me axhen e tij rapsodin e njohur Hashim Shala.

 


Kënga "Kurrë nuk vdes kanga jonë", ka qenë ide e imja dhe ëndërr e cila u realizua që të këndoj me axhen tim tashmë të ndjerë Hashim Shalen. Në atë kohë pasi e bëra muzikën dhe tekstin e pata pyetur axhen a e bëjmë këngën duet, e cila më pas dhe u realizua.
"Kurrë nuk vdes kanga jonë" është një këngë që do të mbetet gjatë në jetën time, e të cilën sa herë e dëgjoj më pëlqen edhe më shumë", ka theksuar ai.

Derisa ka shtuar se ka qenë ndjenjë e veqantë të këndoj me një rapsod që e ka njohur tërë shqiptaria pasi ai ka pasur bagazh të madh, mbi 270 këngë autoriale, 60 hite e 25 libra të botuar me tekste të veta.

(Kosova Sot Online)