Meriton Mjekiqi: I’u jam mirënjohës që keni besuar që unë të vij deri këtu

  • A.P /
  • 27 May 2024 - 20:03
Meriton Mjekiqi: I’u jam mirënjohës që keni besuar që unë të vij deri këtu

Meriton Mjekiqi ishte një prej finalistëve të edicionit të tretë të formatit të “BBV3” i cili u rendit i pesti në garë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Pas daljes së tij nga formati nuk kemi patur asnjë reagim deri pak momente më herët teksa nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ai shpreh falenderimet e tij për gjithë mbështetësit.

“Përshëndetje prej meje Meritonit, në fakt sot po e shijoj ditën sepse kam pushuar, kam fjetur. I’u jam mirënjohës që keni besuar që unë të vij deri këtu ku arrita. I jam mirënjohës çdo familje shqiptare dhe çdo shqiptari kudo nëpër botë që më keni votuar.”- shprehet ai.

Image

(Kosova Sot Online)