Kush i thotë Çiljetës: Të dua fituese!

  • A.P /
  • 12 June 2024 - 17:39
Kush i thotë Çiljetës: Të dua fituese!

Pak orë para finales së madhe, në fermën e “Ferma Vip” kanë mbërritur surprizat e para për finalistët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ka vendosur t’ja bëjë më të bukur ditën sot mikeshës së saj, Çiljetës.

 

Këngëtarja fluturoi mbi “Ferma VIP” një dron për fermerën me mbishkrimin: Puçi puçi të dua fituese. Të dua Giti!

Kjo surprizë emocionoi Çiljetën, e cila e falënderoi miken e saj për këtë përshëndetje. Me batuta Çiljeta iu drejtua dronit dhe përshëndeti miken e saj duke e pyetur: A e mban mend kur ishim të reja moj?

Image

 

(Kosova Sot Online)