Lexoni edhe:
'Paja e nusnisë' vjen nga Fatjeta Barbullushi
”Ferma VIP”, edicioni i parë, sot në mbrëmje mban finalen e madhe që vendos gjashtë konkurrentët jo vetëm përballë gjykimit të publikut përmes televotimit por edhe sfidave që identifikojnë këtë reality show, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
'Paja e nusnisë' vjen nga Fatjeta BarbullushiLexoni edhe:
Çiljeta Xhilaga, Dijonis Biba, Ditea Berisha, Baby G, Florjan Agalliu dhe Renis Gjoka janë gjashtë finalistët që i rezistuan formulës komplekse në këto 82 ditë izolimi nga jeta e zakonshme.
Televotimi për fituesin e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, vijon të jetë i hapur ndërsa finalistët janë përgatitur fizikisht dhe emocionalisht për të tejkaluar qarkoren e sfidave. Përballje në grupe apo individuale, kjo mbetet për t’u parë gjatë spektaklit.
Nën drejtimin e producentes Holta Dulaku, Ferma V.I.P. ia doli të rrëmbejë edhe publikun shqiptar. Një patentë ndërkombëtare e shpërndarë dhe realizuar në më shumë se 50 shtete të botës, 30 prej të cilëve me edicione të përvitshme, duke nisur nga viti 2001.
(Kosova Sot Online)