Mihrije dhe Lora Braha në zi, ndërron jetë nëna e tyre e dashur: Lotët nuk po më lënë të shkruaj për ty

  • A.P /
  • 15 September 2024 - 07:56
Mihrije dhe Lora Braha në zi, ndërron jetë nëna e tyre e dashur: Lotët nuk po më lënë të shkruaj për ty

Dy këngëtaret e njohura Mihrije dhe Lora Braha mëngjesin e sotëm kanë humbur personin më të dashur të jetës: Nënën, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e trishtë,  e kanë bërë të ditur këngëtaret në faqet e tyre zyrtare, përderisa ceremonia mortore do zhvillohet sot në orën 13:00 në Mitrovicë.

"NANË ti qe me dhe jetë sot më le...Lotët nuk po me lën të shoh e të shkruj për ty NANË...Uroj të shihemi në Parajsë NANË", ka shkruar Mihrija, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Derisa "Të ALLAHUT jemi dhe te ALLAHU do të kthehemi, inshallah në Xhenet nana ime", ka shkruar Lora.

Ato veçoheshin për lidhje të ngushta me nënën zonjën Ajmane tashmë të ndjerë.

Me këtë rast, shprehim ngushëllimet e sinqerta për familjen Braha.

(Kosova Sot Online)