Shkurte Fejza më e lumtur se kurrë sot feston datëlindjen

  • A.P /
  • 18 November 2024 - 10:00
Shkurte Fejza më e lumtur se kurrë sot feston datëlindjen

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, është një simbol i muzikës shqipe, ku me zërin e saj unik dhe interpretimin e fuqishëm, ajo ka arritur të lërë një trashëgimi në skenën muzikore shqiptare, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Sot, në këtë ditë të veçantë, ajo feston ditëlindjen, duke u rrethuar nga dashuria dhe urimet e pafundme të familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Me një karrierë që ka nisur që në moshë të re, Shkurte Fejza ka arritur të shënojë momente historike në muzikën shqipe, duke interpretuar me pasion këngë që kanë prekur zemrat e shumë brezave.

Zëri i saj i fuqishëm, pasionin dhe ndjeshmërinë që ajo sjell në çdo këngë, e kanë bërë atë një ikonë të muzikës popullore dhe atij folklorik shqiptar.

Këngët e saj kanë pasuruar repertorin shqiptar, duke mbetur gjithmonë të dashura për publikun dhe të pavdekshme në memorien kolektive.

Image

"Në ditën e lindjes tënde jam njeriu ma i lumtur në botë dhe falënderoj Zotin që më dhuroj këtë mrekulli. Sa më shumë që po kalojnë vitet po më shtohet edhe më shumë dashuria dhe lumturia që jam pranë teje.

Shëndet dhe dashuri pafund edhe për shumë vite në të ardhmen e dashura ime e përjetshme", thuhet në urimin e bashkëshortit të saj Harit.

Urime, znj. Shkurte Fejza.

(Kosova Sot Online)