Lexoni edhe:
Kush e ndaloj këngën 'Mora fjalë' nga Shkurte Fejza për tu dëgjuar në stadiumin 'Air Albania'?
Shqipëria përkujton 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në mbarë trevat shqiptare, urimet dhe mesazhet e krenarisë kombëtare kanë mbushur rrjetet sociale dhe mediat.
Ndër të shumtët që kanë përshëndetur këtë ditë të shënuar është edhe artistja me famë ndërkombëtare nga Kosova, Rita Ora. Këngëtarja e njohur ka ndarë në rrjetet e saj sociale një video nga një performancë e mëparshme në Shqipëri, ku ajo shfaqet në skenë e veshur me ngjyrat kombëtare, kuqezi.
Në postimin e saj, Rita shkruan: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri,” duke përcjellë krenarinë dhe dashurinë për vendin e saj të origjinës.
(Kosova Sot Online)