Rita Ora e pikëlluar për ngordhjen e maçokut të saj

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 09:34
Rita Ora e pikëlluar për ngordhjen e maçokut të saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të trishtë familjar, duke shprehur keqardhjen për humbjen e maçokut të saj të dashur, Bruni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në një postim prekës në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka ndarë disa fotografi të macokut të ndjerë, duke e kujtuar me fjalë të ngrohta dhe plot dashuri.

“Lamtumirë anëtarit të vetëm të familjes që gjithmonë na bashkonte të gjithëve. Të dua, Bruni! Kur kafshët shtëpiake largohen nga kjo botë, ato nuk na braktisin përgjithmonë – thjesht na shikojnë nga një vend tjetër, ndoshta më i rehatshëm për ta”, shkroi ajo.

Image


(Kosova Sot Online)