
Lexoni edhe:
Gjesti: Xheneta si një hije e pashpirt që nuk ekziston
Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale. Përmes një postimi në “Instastory”, ajo falënderon të gjithë ata që kanë pyetur dhe janë shqetësuar për gjendjen e saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjesti: Xheneta si një hije e pashpirt që nuk ekzistonLexoni edhe:
Egli shprehet se ndihet e trishtuar dhe e ngarkuar emocionalisht, por nuk ndodhet në asnjë spital psikiatrik apo asgjë e ngjashme me këtë të fundit.
“Kjo çfarë po ndaj me ju sot, është një ndjesi nga shpirti e fjalë që vazhdimisht i kam shprehur edhe brenda shtëpisë, por ndoshta duke mos i bërtitur fort, nuk kanë mundur të dëgjohen mjaftueshëm”, shkruan Tako në postimin e saj.
Ish-banorja tregon se pranë saj ka njerëz që po bëjnë çdo gjë që ajo të marrë veten.
Ajo ka shprehur gjithashtu këndvështrimin e saj rreth marrëdhënies që nisi të krijonte me Gjestin, duke dhënë një shpjegim rreth sjelljes dhe ndjenjave të saj.
(Kosova Sot Online)