Stresi e mbështet publikisht Gjestin për të fituar 'Big Brother VIP Albania'

  • A.P /
  • 03 April 2025 - 07:48
Stresi e mbështet publikisht Gjestin për të fituar 'Big Brother VIP Albania'

Stresi po vazhdon ta shfaqë hapur mbështetjen për Gjestin, në garën e tij në “Big Brother VIP Albania”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në një koment të fundit në Instagram, Stresi ka shprehur besimin e tij të plotë për Gjestin, duke e quajtur atë “fitues të padiskutueshëm” të edicionit aktual të “BBVA”-së.

“Fitues i padiskutueshëm i datës 19 prill”, shkroi Stresi.

Ky koment shpërthyer reagime të shumta nga ndjekësit e të dy personazheve, duke rritur më tej emocionet rreth dinamikes së këtij sezoni dhe fituesit potencial.

Kujtojmë se Gjesti është ndër emrat më të lakuar për ta fituar këtë edicion të “BBVA”-së.

Image

(Kosova Sot Online)