
Lexoni edhe:
Gerta e pranon publikisht: E pranoj të fitosh ti Gjesti por jo të tjerët
Një moment emocional dhe plot respekt është regjistruar brenda shtëpisë së “Big Brother”, ku protagonisti kryesor për të fituar Gjesti ka zgjedhur të shprehë publikisht admirimin e tij për reperin legjendar shqiptar, Unikkatil, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Gerta e pranon publikisht: E pranoj të fitosh ti Gjesti por jo të tjerëtLexoni edhe:
Teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë, Gjesti u shpreh me fjalë të mëdha për figurën e reperit, duke e cilësuar si një ikonë të pavdekshme të muzikës shqiptare:
“Është i pavdekshëm ai njeri o vëlla, Tupac i Kosovës e i Shqipërisë.”
Ky moment nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku dhe fansat e Unikkatilit. Menjëherë pas transmetimit të deklaratës, ka ardhur edhe një reagim nga faqja zyrtare e The Bloody Alboz, grupi që përfaqëson artistin.
Në një postim në Instagram, TBA ka vlerësuar gjestin e Gjesti-t si një shprehje të madhe respekti dhe ka bërë thirrje për ta mbështetur atë në rrugëtimin e tij drejt çmimit të madh të “Big Brother”:
“Gjesti për Unikkatil. Support krejt kush ka mundësi me vota me e fitu këtë Big Brother!” – thuhet në postim, i shoqëruar me videon e momentit kur Gjesti bën deklaratën brenda shtëpisë.
(Kosova Sot Online)