Momentet intime të Gjestit dhe Eglit në vaskë ndezin rrjetin

  • A.P /
  • 12 April 2025 - 14:10
Momentet intime të Gjestit dhe Eglit në vaskë ndezin rrjetin

Një skenë që s’ka kaluar pa u vërejtur është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjesti dhe Egli janë parë duke ndarë një moment të ngrohtë e intim në vaskë, që ka bërë xhiron e rrjetit.

 

Të dy u panë duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, teksa përqafimi dhe zëri i ulët i Gjesti-t që këndonte, krijuan një atmosferë të qetë dhe emocionale.

Pamjet kanë shpërthyer në komente në rrjetet sociale, sidomos në faqen zyrtare të spektaklit.

Disa ndjekës janë entuziazmuar nga afrimiteti i tyre, ndërsa të tjerë kanë pasur reagime më të rezervuara.

Momenti duket se ka ndezur një tjetër kapitull mes dyshes, që po përflitet gjithnjë e më shumë për raportin e tyre të veçantë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.


(Kosova Sot Online)