Momentet e pasionit kanë shpërthyer për një moment mes Gjestit dhe Eglit

  • A.P /
  • 17 April 2025 - 10:51
Momentet e pasionit kanë shpërthyer për një moment mes Gjestit dhe Eglit

Pas disa ditësh të mbushura me tension dhe biseda të ngarkuara emocionalisht, Egli dhe Gjesti duket se kanë gjetur rrugën për t’u rikthyer tek njëri-tjetri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dyshja, të cilët prej pak kohësh janë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre komplekse, janë parë sërish në momente afërsie dhe butësie në shtëpinë më të famshme në vend.

 

Në pamjet e fundit të kapura nga kamerat, Egli dhe Gjesti duken më të qetë dhe më të lidhur se më parë.

Ata shfaqen të përqafuar në mënyrë të ndjerë, ndërsa puthjet e tyre të ngrohta nën tingujt e muzikës e tregojnë qartë përkushtimin dhe ndjenjat që vazhdojnë të ekzistojnë mes tyre.

Gjesti e shikon Eglin me një vështrim të zjarrtë, ndërkohë që e mban fort nga beli.

(Kosova Sot Online)