Reagimi i parë i Rozanës: Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup

  • A.P /
  • 23 April 2025 - 12:13
Reagimi i parë i Rozanës: Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup

Ish-finalistja e “Big Brother VIP 4”, Rozana Radi, ka reaguar për herë të parë në profilin e saj në “Instagram” rreth rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Këngëtarja ka falenderuar fillimisht publikun ‘për gjithë dashurinë dhe vlerësimin në këtë udhëtim fantastik jete”. Gjithashtu ajo falenderon të gjithë skuadrën e BBV 4 që u ‘kujdes që ky udhëtim të jetë i paharrueshëm’.

Rozana shprehet se ende vijon të kërkojë mikrofonin në trup dhe gjumin ende nuk e ka bërë të plotë.

Postimi i ish-finalistes së “Big Brother VIP 4”:

I përulem publikut për gjithë dashurinë dhe vlerësimin në këtë udhëtim fantastik jete! Finalja ishte e mbushur plot me emocione të bukura! Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë  Falenderoj @topchannelalbania që më bëri të shijoj një eksperiencë UNIKE!

Image

(Kosova Sot Online)