Egli: Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë

  • A.P /
  • 23 April 2025 - 11:00
Egli: Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë

Pas përfundimit të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, ku u rendit e katërta në podium, Egli Tako ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në një postim të gjatë në “Instagram”, këngëtarja i quan ditët e kaluara brenda shtëpisë “një kapitull të paharrueshëm” dhe shpreh mirënjohje për të gjithë ata që e kanë votuar e mbështetur:

“Faleminderit nga zemra publiku im për dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë. Jeni bekim – ju dua shumë secilin prej jush!”.

Image

(Kosova Sot Online)