Rita Ora shfaqet me një paraqitje tejet provokuese

  • A.P /
  • 14 May 2025 - 13:00
Rita Ora shfaqet me një paraqitje tejet provokuese

Rita Ora ndezi rrjetet sociale me një paraqitje tejet provokuese, ndërsa vazhdoi të ngacmonte publikun për publikimin e radhës me një klip joshës të ndarë në Instagram, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Këngëtarja 34-vjeçare dukej mahnitëse, e veshur me një bikini të kuqe me gurë shkëlqyes, të cilën e kishte kombinuar me një këmishë të bardhë të tejdukshme.

E shtrirë mbi një shezlong blu, ajo pozoi me pantallona të shkurtra xhinsi dhe sandale me taka të gjata deri tek gjunjët, duke e theksuar stilin e saj të guximshëm veror.

Nën hijen e një çadre të verdhë e të bardhë, Rita kishte vënë syze të mëdha të bardha ndërsa freskohej me ndihmën e një ventilatori.

(Kosova Sot Online)