
Lexoni edhe:
Ja lista e shteteve që u kualifikuan në finalen e 'Eurovision 2025'
Dua Lipa kishte një surprizë të veçantë për fansat në Spanjë gjatë shfaqjes së saj në Movistar Arena Madrid, ku nisi pjesën e turneut të saj botëror “Radical Optimism” , transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dua bëri një interpretim të mrekullueshëm të hitit të vitit 2001 të Enrique Iglesias, “Hero”, duke e kënduar tërësisht në spanjisht.
Ja lista e shteteve që u kualifikuan në finalen e 'Eurovision 2025'Lexoni edhe:
Turma brohoriti dhe duartrokiti gjestin e këndshëm të interpretimit të një kënge nga një yll spanjoll në gjuhën e tyre, të cilit ajo iu përgjigj “Faleminderit shumë”, duke i buzëqeshur turmës.
Iglesias e publikoi këngën në vitin 2001, në kulmin e shpërthimit të muzikës latine, në anglisht dhe spanjisht. Ishte pjesë e albumit të tij “Escape”.
Versioni në anglisht i këngës arriti kulmin në vendin e tretë në ‘Billboard Hot 100’ dhe qëndroi gjithsej 34 javë në tabelë. Ndërkohë, versioni spanjoll, “Heroe”, arriti kulmin në vendin e parë në ‘Hot Latin Songs’ për një javë.
Nuk është hera e parë që Dua ka treguar aftësitë e saj në të folurit në spanjisht.
Vitin e kaluar, ajo realizoi tërësisht në spanjisht, një hapje me fjalë të folura për remiks-in e këngës “Talk Talk” të Charli xcx dhe Troye Sivan, ku thotë, “Hay una fiesta en mi casa, vengan. Sera muy divertido”, ose, “Do të ketë një festë në shtëpinë time, ejani. Do të jetë argëtuese” kur përkthehet në shqip.
Këngëtarja e “Levitating” do të japë një shfaqje të dytë me bileta të shitura në Madrid përpara se të shkojë në Francë për dy shfaqje në Lyon më 15 dhe 16 maj.
(Kosova Sot Online)