
Lexoni edhe:
Gjesti: Do të ketë bashkëpunime, por janë surprizë
Johannes Pietsch (24 vjeçar), një këngëtar që shfaqet me emrin skenik JJ, fitoi konkursin e këngës në Eurovision të këtij viti me “Wasted Love”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai fitoi gjithsej 436 pikë, nga të cilat mori 258 pikë nga juria dhe 178 pikë nga publiku.
Autorët e këngës janë Johannes Pietsch, Thomas Turner dhe Teodora Spiric, e njohur më mirë me emrin e saj skenik Thea Devy.
Gjesti: Do të ketë bashkëpunime, por janë surprizëLexoni edhe:
Teodora Spiric i ka përjetuar tashmë dritat e skenës së Eurovisionit, kur së bashku me këngëtaren Selina-Marija Edbauer, e njohur më mirë si Salena, përfaqësoi Austrinë në vitin 2023 me këngën “Who The Hell Is Edgar?”.
Spiric, e lindur në Vjenë më 12 prill 2000, është me origjinë nga Serbia dhe ka shtetësi austriake dhe serbe.
Ajo është e njohur për publikun kroat edhe për performancën e saj në ‘Beovizija 2020’, kur arriti në finale me këngën ‘Sudnji dan’ dhe fitoi vendin e 10-të.
Kënga “Wasted Love”, me të cilën fitoi JJ, u frymëzua nga një ndarje e dhimbshme dhe flet për ndjenjën kur ia jep zemrën dikujt, dhe ai person nuk di ta vlerësojë atë. Por kënga mbart gjithashtu një mesazh force sepse cenueshmëria, beson JJ, është një hapësirë në të cilën një person mund të rritet.
Kur e pyetën se çfarë do të ndodhte nëse do të fitonte, ai tha se së pari do të qante nga lumturia dhe më pas do ta ndante festimin me ekipin, familjen dhe miqtë që e mbështetën.
Megjithatë, ai tha se për të, vetëm pjesëmarrja në Festivalin e Këngës në Eurovision është një fitore e madhe
(Kosova Sot Online)