Një fanse ia jep kartelën bankare Gjestit, ja si reagoi ai

  • A.P /
  • 20 May 2025 - 10:07
Një fanse ia jep kartelën bankare Gjestit, ja si reagoi ai

Artisti i njohur Gjesti, është përballur me një situatë të pazakontë gjatë një koncerti të fundit, që tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe media, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Teksa po performonte live përballë një publiku entuziast, një grup fansash e befasoi duke i ofruar… kartelën bankare.

Ngjarja ndodhi në mes të performancës, kur një nga fansat në publik zgjati kartelën në drejtim të tij, si një gjest i pazakontë adhurimi.

Gjesti reagoi me sportivitet dhe shpejtësi, duke buzëqeshur dhe thënë me mikrofon: “Jo, jo”. Ai e refuzoi ofertën me mirësjellje, duke falënderuar fansat dhe duke vazhduar me energji performancën.

 

(Kosova Sot Online)