Klubi i njohur e kërkoj Dua Lipën për të kënduar, por ja çfarë ndodhi

  • A.P /
  • 26 May 2025 - 07:54
Klubi i njohur e kërkoj Dua Lipën për të kënduar, por ja çfarë ndodhi

Pas sigurimit të titullit të 25-të në Superligën turke, klubi i njohur Galatasaray kishte planifikuar një festë madhështore për të kremtuar këtë arritje historike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas mediave turke, drejtuesit e klubit kishin në plan të ftonin superyllin e muzikës pop, Dua Lipa, për të performuar gjatë ceremonisë së festimeve.

 

Megjithatë, tentativa për bashkëpunim nuk rezultoi e suksesshme. Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare thuhet se kërkoi një tarifë prej 3.5 milionë dollarësh për një performancë live, një shifër që u konsiderua jashtë mundësive të klubit dhe u refuzua nga drejtuesit e Galatasaray.

Kreu marrëdhënie me 583 burra në gjashtë orë, modelja: Më është transformuar jeta

Pavarësisht kësaj, ceremonia e festimeve do të mbahet dhe pritet të jetë një spektakël i madh për tifozët e shumtë të skuadrës nga Stambolli. Titulli i 25-të kampion i jep Galatasaray të drejtën të shtojë një yll të pestë mbi stemën e klubit, një traditë në futbollin turk, ku çdo yll përfaqëson pesë kampionate të fituara.

I themeluar në vitin 1905 nga Ali Sami Yen, djali i shkrimtarit të njohur shqiptar Sami Frashëri, Galatasaray mbetet klubi më i suksesshëm në historinë e futbollit turk, duke forcuar pozitat e tij si simbol i sportit në vend dhe rajon.

Image


(Kosova Sot Online)