
Lexoni edhe:
Flor Mumajesi gati të rikthehet në tregun muzikor
Artisti i njohur Gjesti dhuroi një nga momentet më të ndjera të karrierës së tij, duke prekur zemrat e publikut në koncertin e realizuar në Shtutgart të Gjermanisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gjatë performancës, vëmendja e tij u përqendrua tek një djalë me aftësi të kufizuara, i cili ndodhej në karrocë dhe nuk fliste apo lëvizte.
Flor Mumajesi gati të rikthehet në tregun muzikorLexoni edhe:
I prekur thellë nga prania e djaloshit, Gjesti zbriti nga skena, iu afrua me respekt dhe dashuri, e përshëndeti dhe i dhuroi një nga gjërat më personale: varësen që mbante në qafë.
“Ndoshta nuk është shumë e shtrenjtë, por është e imja, dhe është për ty”, tha ai.
Momenti kulmoi me një përqafim të ngrohtë dhe me fjalët plot emocion të artistit: “Zoti të ruajtë”, përpara se të shpërthente në lot, ndërsa publiku e duartrokiste me emocion dhe respekt.
(Kosova Sot Online)