Leutrim Gërvalla godet me këngën 'Jetë e mot Lavdi'

  • A.P /
  • 09 June 2025 - 08:43
Leutrim Gërvalla godet me këngën  'Jetë e mot Lavdi'

Këngëtari Leutrim Gërvalla ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, “Jetë e mot Lavdi”,  një himn emocional, i mbushur me krenari kombëtare për dëshmorët e lirisë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo këngë është një homazh për Gllogjanin legjendar dhe dy figurat e pavdekshme të historisë sonë të re: Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, bij të atdheut që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës.

 

Përmes vargjeve që të ngërthejnë shpirtin dhe një interpretimi të thellë emocional, Gërvalla sjell një mesazh: Lavdia e dëshmorëve nuk vdes kurrë. Kujtimi për ta është dhe duhet të mbetet i gjallë në zemrën e çdo shqiptari.

Premierë: “Jetë e mot Lavdi” nga Leutrim Gërvalla

(Kosova Sot Online)