
Lexoni edhe:
Bebe Rexha e hap zemrën
Një mbrëmje e zakonshme koncertesh u shndërrua në një spektakël emocionesh, teksa këngëtari i njohur Gjesti dhuroi një performancë të paharrueshme për fansat e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Bebe Rexha e hap zemrënLexoni edhe:
Por momenti që elektrizoi audiencën erdhi kur një fanse i dhuroi atij një bluzë me fotografinë e tij së bashku me këngëtaren Egli Tako, duke rikthyer menjëherë vëmendjen te raporti i shumëpërfolur mes dyshes.
Pas këtij gjesti, publiku nisi të thërrasë në kor: “Puth Eglin! Puth Eglin!”.
Në fillim, Gjesti reagoi me kujdes, duke theksuar me një buzëqeshje: “Kjo duhet me u bë me ndjenja, jo veç ashtu”, por më pas, nën duartrokitjet dhe brohoritjet e turmës, ai u afrua dhe e puthi Eglin në skenë – një moment i papritur që shkaktoi reagime të fuqishme emocionale mes të pranishmëve.
(Kosova Sot Online)