Adelina Ismaili rikthehet fuqishëm në skenë, ja ku do të përformojë

  • A.P /
  • 20 June 2025 - 14:00
Adelina Ismaili rikthehet fuqishëm në skenë, ja ku do të përformojë

Artistja e njohur Adelina Ismaili, është gati për rikthimin e saj të shumëpritur në skenën muzikore, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pas një pauze, këngëtarja do të performojë më 21 Qershor në Alba Festival, në Cyrih të Zvicrës, një nga festivalet më të mëdha shqiptare në botë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ismaili përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë emocionin me ndjekësit e saj.

“Cyrih, moti s’jemi pa. Pas shumë e shumë vitesh, shihemi më 21 Qershor në festivalin më të madh shqiptar në botë  Alba Fest”, ka theksuar Adelina.

Rikthimi i saj në një nga skenat më të mëdha të diasporës pritet të sjellë shumë nostalgji për publikun shqiptar dhe të rindezë kujtimet e karrierës së saj ikonike.

(Kosova Sot Online)