A e ka përfunduar fakultetin Melinda Ademi?

  • A.P /
  • 20 June 2025 - 12:00
A e ka përfunduar fakultetin Melinda Ademi?

Melinda Ademi, një nga emrat më të përfolur në industrinë muzikore shqiptare, ka arritur majat e suksesit me talentin dhe stilin e saj të veçantë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Por përtej skenës dhe famës, ajo ka një të kaluar që pak e dinë. Para se të niste karrierën si këngëtare, Melinda ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë.

Në një intervistë, ajo tregoi se pasioni për historinë nuk është shuar asnjëherë.

“Më pëlqen të di histori për shtete dhe për njerëz të suksesshëm”, është shprehur ajo, duke theksuar lidhjen e saj të veçantë me rrëfimet që kanë formësuar botën.

Image

(Kosova Sot Online)