Big Basta me plot meritë shpallet fitues i 'Ferma Vip 2'

  • A.P /
  • 21 June 2025 - 08:58
Big Basta me plot meritë shpallet fitues i 'Ferma Vip 2'

Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të Ferma VIP. Pas 24 javësh Big Basta është kurorëzuar si fituesi i Ferma VIP 2, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“Fitues i Ferma VIP 2 është Big Basta”, u shpreh Luana mes emocionesh, ndërsa lexonte verdiktin e publikut.

Kujtojmë që në finale ishin 5 fermerë, Andueli, Big Basta, Andrea, dhe Big Mama.

Ishte Erandi ai që u largua i pari, më pas Big Mama dhe i treti Andrea.

Në finalen e madhe mes emocioneve dhe surprizave u kurorëzua si më i miri dhe më i votuari nga publiku Big Basta.

Image

(Kosova Sot Online)